75 Mall Live Search
13:20 / E Diele, 04 Prill 2021 / Blerim

Policia jep detaje për aksidentin në Lupç, tre persona të lënduar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë ka ndodhur në fshatin Lupç të Podujevës, për të cilën raportoi IndeksOnline ka më herët.

“Rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Lupç), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë  janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin:, theksoi për IndeksOnline, zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në bazë të pamjeve që ka siguruar IndeksOnline, shihet se aksidenti është ballor, ku janë ndeshur një veturë e tipit BMW me targa të Kroacisë dhe një veturë tjetër.