Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit
(I plotësuar 18:45) – Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajit ka konfirmuar se një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek vendi i quajtur “Guri i shpumë” në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit.
Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Agim Gashi ka thënë për “Indeksonline” se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.
Sipas tij, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësorë në Ambullanten e Kaçanikut.
Më tutje, Gashi ka shtuar se njësitet përkatëse të Policisë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po merren me rrethanat që karakterizojnë këtë aksident.
……………………………………………………………………
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh tek Ura e Kaçanikut.
Si pasojë e këtij aksidenti, ku janë përfshirë dy vetura, njëra e tipit BMW dhe tjetra Audi, përveç dëmeve materiale edhe një person ka pësuar lëndime trupore.
Siç edhe po e shihni në një fotografi të siguruar nga Indeksonline, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, tashmë janë në vendin e ngjarjes.
Ndërsa për shkak të këtij aksidenti është bllokuar rruga, duke shkaktuar kolona të gjata./Indeksonline/