Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Gjatë ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku.
Zëdhënësi Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Indeksonline tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguara për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
Veturat e përfshira janë të tipit ‘Golf’ dhe ‘Opel Vectra’. Njësitet kompetente po kryejnë procedurat e parapara në vendin e ngjarjes.
Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë shenjat e trafikut dhe të jenë më vigjilent./Indeksonline/