Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Shtime-Lipjan, lëndohet motoçiklisti

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që publikoi pak më parë IndeksOnline, se një veture dhe një motoçiklete në lëvizje janë përplasur mes vete.
“Rreth orës 16:00, në rreth rrotullimin që lidhë rrugët Prishtinë-Shtime -Lipjan, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete në lëvizje”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, ndërsa me hetimet rreth rastit po merret njësitet policore të komunikacionit rrugor.