75 Mall Live Search
23:51 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në Mitrovicën e Veriut, tre persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut afër fshatit Suhodoll.

Rreth kësaj Indeksonline kontaktoi me Zëdhënësin e Policisë në Mitrovicën e Veriut, Bane Radovic, ai na konfirmoi se nga ky aksident kanë mbetur tre persona të lënduar.

“Në rrugën lokale të Mitrovicës, afër urës së Ibrit, tek fshati Suhodoll pati një aksident trafiku ku pësuan lëndime tre persona. Tipat e veturave të përfshira janë një Golf 7 dhe një Tuaran.”, u shprehë ai./Indeksonline/