08:55 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në Pejë, dy persona të lënduar

Rreth orës 06:50, ka ndodhur një aksident në fshatin Pavlan të Pejës.

Për pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Aksidentin në fjalë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Po ka ndodhur një aksident pak para orës 07.00 në fshatin Pavlan të Pejës. Si pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore, mirëpo të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetën sipas ekipit mjekësor. Njësitet hetimore po merren me rastin në fjalë”, ka thënë ai për Indeksonline. /Indeksonline/