Policia jep detaje për aksidentin në Pejë, ngasësja e automjetit nxirret nga vetura
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Pejë-Deçan në mes dy veturave, shkruan Indeksoline.
Me këtë rast ngasësja e automjetit ka mbetur e bllokuar në veturë por ndihmën e zjarrfikësve është nxjerrë nga automjeti dhe dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Pejë dhe më pastaj në QKUK Prishtinë.
“Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 20.12.2019,rreth orës 08:00 ka pranuar informacion se në rrugën magjistrale Pejë – Deçan, më saktë në fshatin Raushiq – Pejë ishin aksidentuar dy automjete udhëtarësh, të cilat ishin duke lëvizur në drejtime të kundërta.
Sipas të dhënave nga hetuesit, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima ngasësja e njërit nga automjetet e aksidentuara e cila me ndihmën e zjarrfikësve është nxjerrë nga automjeti dhe dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Pejë dhe më pastaj në QKUK Prishtinë, për t’i ofruar tretman adekuat mjekësor”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhur me që ngasësi i dyshuar ka bërë tejkalim të pa sigurte dhe ndaj tij do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore sipas udhëzimeve të prokurorit shtetit./Indeksonline/