Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë: 7 të lënduar

IndeksOnline mbrëmë ka raportuar për një aksident trafiku te ”Bregu i Diellit”.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe dy motoçikletave, e që të lënduar kanë mbetur 7 persona.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje.
”Rr. Enver Maloku, Prishtinë. 16.08.2025-22:41. Raportohet për një aksident trafiku mes dy veturave dhe dy motoçikletave, ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, tri femra dhe katër meshkuj. Të lënduarit janë dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftimin e plotë. /IndeksOnline.