75 Mall Live Search
09:22 / E Shtunë, 15 Mars 2025 / FR

Policia jep detaje për aksidentin në Ranillug: Pasagjerja e tretë po trajtohet në Spitalin e Gjilanit

Policia ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur në Hodanc të Ranillugut, ku mbetën të vdekura dy vajza.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima e tretë, është duke trajtuar në spitalin e Gjilanit, e cila ka lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar vozitësi mashkull  kosovar  dhe dërguar në mbajtje.

Fsh. Hodanc,  Ranillug 14.03.2025 – 10:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve.  Si pasojë lëndime vdekjeprurës kanë pësuar dy viktima femra  kosovare (njëra drejtues e automjetit dhe tjetra pasagjere), ndërsa lëndime trupore ka pësuar një femër  kosovare pasagjere, e cila është duke trajtuar në spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar vozitësi mashkull  kosovar  dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.