17:21 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / A. M.

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë

Sot rreth orës 15:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet ka konfirmuar për “Indeksonline” rastin.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku një persona ka pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, u shpreh ajo.