Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Suharekë- Prizren
Pak më parë në rrugën Suharekë- Prizren ka ndodhur një aksident zinxhiror.

Sipas policisë së Kosovës në këtë aksident janë përfshirë 5 vetura, dhe për pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore.
“Po aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 27-të në rrugën Suharekë- Prizren. Të përfshira kanë qenë 5 vetura dhe dy persona kanë marrë lëndime trupore e që të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës. /Indeksonline/
