Policia jep detaje për aksidentin në Ulpianë ku u godit një vajzë

Pak më parë IndeksOnline raportoi për një aksident trafiku në lagjen Ulpiana, ku një një veturë kishte goditur një këmbësor.
Sipas raportit të policisë, vajza e aksidentuar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Kurse ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
”Rreth orës 16:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit”, ka njoftuar për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. /IndeksOnline/