22:07 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / OSH

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

IndeksOnline raportoi më parë për një aksident trafiku në mes dy veturave me targa nga diaspora në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 18:40 në kryqëzimin që lidhë rrugën Bajram Kelmendi me rrugën Mustafë Hoxha në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare aksidenti është vetëm më dëme materiale”, tha Ahmeti.