75 Mall Live Search
13:19 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin te “Menza e Studentëve”, dy persona dërgohen në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm tek “Menza e Studentëve” në Prishtinë.

Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili ka dhënë detaje rreth rastit.

“Sot rreth orës 10:35 te semaforët afër Menzes se Studentëve në Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime të lehta trupore. Te përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Ndihmë mjekësore nga ky aksident raportohet se  kane kërkuar 2 persona dhe pasi kanë marrë trajtimin ne Emergjencë në QKUK janë liruar ne shtëpi”, u shprehë ai./Indeksonline/