Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Mitrovicë: Arrestohet shoferi i autobusit

Është arrestuar një person, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar autobusin në rrugen “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, ka goditur këmbësoren e moshës gjashtë vjeçare.
Indeksonline ka raportuar se viktima pas lëndimeve të rënda trupore ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Republikes së Kosovës , pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar autobusin në rrugen ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, ka goditur këmbësoren e moshës gjashtë vjeçare. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa disa orë më pas në QKUK, e njëjta ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thotë Zahiti./Indeksonline/