Policia jep detaje për aksidentin në Bardhosh

IndeksOnline më parë raportoi për një aksident trafiku që ka ndodhur në mes një veturë dhe një këmbësori në fshatin Bardhosh, shkruan IndeksOnline.
Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:30, në rrugën Prishtinë -Podujevë (në fshatin Bardhosh) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor.
Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal” tha ajo./IndeksOnline/