Policia jep detaje për aksionin tek “Lesna”, të arrestuar 16 persona
Gjatë natës së sotme policia e Kosovës ka realizuar një aksion në kryeqytet, më saktësisht tek lokalet e “Lesnes”.

Me anë të një komunikate, Policia ka dhënë detaje lidhur me këtë aksion.

Ndryshe, Indeksonline ka raportuar nga vendi i ngjarjes derisa aksioni në fjalë është zhvilluar.
Njoftimi i plotë:
Sonte me datë 23.01.2019, nga ora 20:00, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, e mbështetur nga njësitet tjera të specializuara policore ka realizuar një plan operacional në funksion të zbatimit të ligjit dhe identifikimit të personave të dyshuar të involvuar në veprimtari të kunderligjshme.
Kontrolli dhe bastisja është realizuar në disa lokacione afër rr. Eqrem Qabej në Prishtinë, dhe per objektiv ka qenë parandalimi i veprave penale si dhe identifikimi personave që janë të involvuar në veprime të kunderligjshme, ku perfshihen: posedimi i pautorizuar i substancave narkotike, armëve etj.
Gjatë operacionit policor i cili është realizuar me urdhresë te organeve të drejtësisë ka rezultuar si në vijim:
- Janë bastisur 10 lokacione
- Janë shoqeruar në stacion policor 16 persona
- Jane inicuar 11 raste
- Në 6 lokacione është gjetur substancë e dyshuar narkotike
- Janë konfiskuar 6 thika, një shufer dhe një boks hekuri.
- Inspekcioni kompetent ka marr vendim per mbylljen e tri lokaleve.
Operacione të tilla do të jenë të vazhdueshme nga Policia në menyrë që të krijohet një ambiente më i sigurt për të gjithë.