Policia jep detaje për arrestimet në Prishtinë, një i lënduar dërgohet në QKUK

Indeksonline pak më parë raportoi se pati arrestime nga Policia e Kosovës në qendër të Prishtinës.
Lidhur me këtë është deklaruar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline tha se fillimisht është raportuar për një person të lënduar me një mjet të mprehtë.
I lënduari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 18:00 është pranuar informatën për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Një nga personat e përfshirë në këtë rast, (i lënduari) është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”.