75 Mall Live Search
08:33 / E Premte, 24 Tetor 2025 / Z S

Policia jep detaje për arrestimin e Arbër Havollit

Drejtoria e policisë së kryeqytetit, dje, më konkretisht zyrtarë të stacionit policor- veriu në Prishtinë, kanë lokalizuar dhe arrestuar Arbër Havollin.

Sipas raportit policor të 24-orëve të fundit është bërë e ditur se gjatë arrestimit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë. 

Ai ishte ishte në kërkim për vrasje. Havolli, më 6 shtator të këtij viti, i mori jetën Bashkim Spahiut, raporton Indeksonline.

Rasti i rëndë ndodhi në Gllamnik të Podujevës, ku Havolli dyshohet se shtiu disa herë me armë mbi tashmë të ndjerin, Bashkimin, shkruan IndeksOnline.

Theksojmë se ai edhe pse ishte në arrati dhe kërkim nga policia në disa raste paraçitej platformën ”Tik Tok”./Indeksonline/