75 Mall Live Search
18:34 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / S Z

Policia jep detaje për arrestimin e inspektorit të punës, kërkoi ryshfet për të lejuar zhvillimin e punimeve në një punishte

Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë kanë dhënë detaje lidhur me arrestimin e një inspektori të punës, i cili kishte kërkuar ryshfet për të lejuar zhvillimin e punimeve në një punishte.

“Inspektor I Punës në kuadër të Inspektoratit të Punës G. B., i cili dyshohet se ia ka kërkuar 2000.00 euro ryshfet që ta lejoj të punoj, në të kundërtën i Inspektori i ka thënë ankuesit se do t’ia ndërpres punimet që është duke I realizuar me kompaninë e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë kanë arrit të sigurojnë informata/prova, të cilat dëshmojnë se pala ankuese/viktima M. K. pronar i një Kompanie Ndërtimi, shtetas i huaj me leje qëndrimi te përkohshme në Republikën e Kosovës, është kushtëzuar/penguar në realizimin e punimeve të ndërtimit nga një punonjës, respektivisht Inspektor I Punës në kuadër të Inspektoratit të Punës G. B., i cili dyshohet se ia ka kërkuar 2000.00 euro ryshfet që ta lejoj të punoj, në të kundërtën i Inspektori i ka thënë ankuesit se do t’ia ndërpres punimet që është duke I realizuar me kompaninë e tij.

Për gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në konsulta të vazhdueshme me Prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore ne Prishtinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra (sigurimit të dëshmive/parat e sekuestruara nga i dyshuari te pranuara ne formë ryshfeti, sekuestrimit të telefonit që i dyshuari kanë poseduar me vete, si dhe provave tjera), është nxjerr përfundim se:

Si rezultat i veprimeve nga personi i dyshuar (duke kushtëzuar viktimën për të dhen ryshfet për realizimin e te drejtës se tij/kryerja e punëve ne punishte, si dhe pranimi i ryshfetit shumen prej 1,000.00€ nga I dyshuari/Inspektori i Punës).

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari me inicialet G. B., dyshohet se ka kryer veprën penale:  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së.

 “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i KPRK-së.

Sot me datë 28.01.2026 i dyshuari i lartcekur është intervistuar në cilësi të personit të dyshuar në prezencën e Avokatit mbrojtës dhe pas konsultës me Prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore ne Prishtinë, Departamenti i Krimeve te Renda, i dyshuari G. B. është dërguar në mbajtje prej 48 orësh përprocedura të tjera ligjore