75 Mall Live Search
22:10 / E Martë, 27 Prill 2021 / OSH

Policia jep detaje për arrestimin e serbit, dyshohet për këtë vepër penale

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht sonte se shtetasi serb, Aleksandar Radulovic, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline edhe zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.

Ai tha se 44 vjeçari dyshohet për kryerje të veprës penale” Grabitje të armatosur në një shtet tjetër”.

IndeksOnline mëson nga burimet e veta se i njëjti kërkohej nga policia zvicrane dhe pritet ekstradimi i tij për te organet e rendit në Zvicër.

“Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, në këtë fushëveprim referuar bashkëpunimit ndërkombtarë në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit,

dje ka arrestuar një person të dyshuar  (mashkull/serb/viti i lindjes 1977 ) i cili është në kërkim nga autoritetet ndërkombetare dhe i cili dyshohet per kryerje te vepres penale” grabitje të armatosur në një shtet tjetër.

Me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë, perderisa nga autoritetet e Republikes së Kosovës në proces janë procedurat për ekstradim”, tha ai./IndeksOnline/