75 Mall Live Search
10:37 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për deminimin e një mjeti shpërthyes në Pejë

Gjatë mbrëmjes së kaluar një mjet shpërthyes u gjend në  rrugën ‘Jeton Dedushaj’ në Pejë.

Mjeti shpërthyes është arritur të deminohet dhe për fat të mirë nuk pati ndonjë incident.

I kontaktuar nga Indeksonline, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova deklaroi se rreth orës 22:00, ekipi i FSK-së është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

“Mjeti shpërthyes është tërhequr nga njësia për deminim e FSK-së. Nga vendi I ngjarjes është asgjësuar në vend të sigurtë. Për momentin nuk ka të dyshuar dhe nuk ka pasur ndonjë incident”, shtoi ai./Indeksonline/