Policia jep detaje për djegien e automjetit të tyre në autostradë (Video)

Një kombi i Policisë së Kosovës është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Rasti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, në Shkabaj të Obiliqit.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët njoftojnë se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 07:30, është raportuar se në fshatin Shkabaj, një automjet i policisë është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici.
Ajo ka thënë se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./IndeksOnline/