Policia jep detaje për djegien e një veturë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një veturë e cila është përfshirë nga zjarri në kryeqytet.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka policia dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit.
“Rreth orës 17:45 është raportuar për një veturë të përfshirë nga zjarri në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci.