75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 16 Mars 2025 / FR

Policia jep detaje për djegien villës në Brezovicë

Sot rreth orës 15:11, një villë është përfshirë nga flakët në Brezovicë.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ku njoftoi se nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 15:11 kemi pranuar një informatë se në zonën e Brezovicës ka shpërthyer një zjarr, i cili ka përfshirë një vilë dhe një objekt banimi. Lidhur me zjarrin, është njoftuar Njësia e Zjarrfikësve, ndërsa një patrullë policore ka dal menjeher në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për lëndime në njerëz”, ka thënë Veseli.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes gjersa shihen njësitë e Zjarrfikësave duke tentuar ta ndalin zjarrin.

Më poshtë mund të shihni videon./IndeksOnline/