75 Mall Live Search
14:03 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për djegjen e depos në Fushë Kosovë

Një zjarr e ka përfshirë një depo në Fushë Kosovë, por që nuk ka rezultuar me lëndime të njerëzve, përveç dëmeve materiale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka dhënë detaje për rastin në fjalë.

“Është raportuar një zjarr në Fushë Kosovë. Policia dhe Zjarrfikësit kanë reaguar. Përveç dëmeve materiale nuk ka pasë ndonjë raportim për të lënduar në njerëz”, thuhet në njoftimin e policisë.