Policia jep detaje për dy jetët e humbura si pasojë e vërshimeve në Pejë

Qyteti i Pejës po përballët me gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.
IndeksOnline mbrëmë raportoj për viktima si pasojë e vërshimeve.
Policia e Kosovës, përmes komunikatave ka njoftuar se, si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan qeshme” njё fёmijё ka humbur jetёn ndёrsa nёna e tij fillimisht ishte raportuar e zhdukur.
Ndërsa, pas kërkimeve nga Policia, sot në orët e hershme të mëngjesit ёshtё gjetur personi i zhdukur femër(nëna e fëmijës), ku ekipi mjekësor ka konstatiar vdekjen e saj.
Po ashtu, nё lagjen “Fidanishte” dy persona kanё pёsuar lëndime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё Spitalin rajonal të Pejёs. /IndeksOnline/