75 Mall Live Search
21:27 / E Shtunë, 17 Shkurt 2024 / MSH

Policia jep detaje për dyshimet se në Rrugën B ka mjet shpërthyes

U raportua më herët se në Rrugën B në Prishtinë dyshohet se ka një mjet shpërthyes.

Indeksonline raportoi se njësitet e Policisë se Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë ndaluar përkohësisht qarkullimin në atë rrugë.

Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën  “B” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten” ka thënë ajo për Indeksonline.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se si policia po kontrollon detajisht një automjet, në të cilin edhe dshohet të ketë pasur mjet shpërthyes.