17:19 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për fëmijën që u godit nga një veturë në Prishtinë

Në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, një veturë ka goditur një këmbësor.

Për këtë rast Indeksonline kontaktoi Bajram Krasniqin i cili tregoi se fëmija i lënduar gjendet në QKUK.

“Policia ka marrë informatën se sot rreth orës 16:30 në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë të përfshira një veturë dhe një fëmijë. I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi./Indeksonline/