22:31 / E Premte, 13 Tetor 2023 / MSH

Policia jep detaje për fëmiun që u gjet i vdekur në Obiliq

Një fëmijë është gjetur i vdekur sot në Raskovë të Obiliqit.

Shoqata Kosovare e Kërkim-Shpëtimit ka njoftuar se fëmiun e kanë gjetur të vdekur pas një operacioni kërkimor.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Agron Borovci ka deklaruar për Indeksonline se i mituri u gjet i vdekur në lumë.

“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren.

Rreth orës 20:30 është raportuar pë gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete.

Aktualisht po trajtohen rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” deklaroi Borovci.