23:23 / E Enjte, 22 Prill 2021 / OSH

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë te ‘Rruga B’: Dyshohet se kanë shtënë nga një veturë

Sonte rreth orës 21:00, ka pasur të shtëna armësh në Prishtinë tek ‘Rruga B’.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth  orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “B” në Prishtinë.”

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.”

“Informatat e para falsin për  dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një veture tjetër dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.”

“Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, u shprehë ai./Indeksonline/