75 Mall Live Search
17:29 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / A. M.

Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë me dije se, policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim të zbardhjes së rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

‘‘Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash.

Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar’’, ka thënë policia.