75 Mall Live Search
08:51 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / KV

Policia jep detaje për incidentin e mbrëmshëm në Gllamnik ku i dyshuari goditi policin (Video)

Një incident serioz është raportuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku një zyrtar policor është sulmuar gjatë detyrës.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet ndërhyrja e policisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 09 nëntor 2025, rreth orës 19:25, kur një shofer nuk i është ndalur urdhrit të policisë për ndalim. Pas ndjekjes dhe ndalimit të tij, i dyshuari ka lëvizur mbrapa me veturë dhe e ka goditur zyrtarin policor.

Zyrtari i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, i cili është kualifikuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”./IndeksOnline/