75 Mall Live Search
20:02 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për këmbësorin e goditur në Kaçanik

Një këmbësor është goditur nga një veturë gjatës ditës së sotme në Kaçanik.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi.

“Rasti ka ndodhur në orën 17:30 te “Fusha e Pajtimit”. Vetura ka goditur një këmbësor. I dëmtuari është në emergjencë të Ferizajt”, ka thënë Gashi

Ai ka treguar se këmbësori pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është liruar për në shtëpi dhe se nuk ka marrë lëndime të rënda trupore./indeksonlne/