75 Mall Live Search
17:13 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / AR

Policia jep detaje për kërcënimin me bombë në aeroport

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” sot është pranuar një kërcënim me bombë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rreth orës 16:00 policia ka pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në aeroport.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/