75 Mall Live Search
18:52 / E Diele, 19 Shtator 2021 / AR

Policia jep detaje për kontrollën në qendër të Prishtinës ku u përfshinë edhe civilët

Indeksonline raportoi se Policia e Kosovës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka zhvilluar një operacion.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Indeksonline ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

Hoxha tha se aty është realizuar kontroll e zakonshme që ka të bëjë me një kundervajtje në trafik.

“Ju njoftoj se ne ate lokacion eshte realizuar kontroll e zakonshme, qe ka të bëjë me një kundervajtje ne trafik dhe zyrtaret policor kane ndermarr veprimet e nevojshme ligjore per zbatim te ligjit.

Zyrtarë policor, perfshirë edhe zyrtarë në rroba civile po punojnë me perkushtim ne zbatitimin e ligjit dhe parandalimin veprave te kunderligjshme ne pergjithesi dhe kundervajtjeve të ndryshme”, u shpreh Hoxha.