Policia jep detaje për ‘Landrover’-in e rrokullisur në Brezovicë dhe dy të lënduarit
Policia rajonale e Ferizajt ka dhënë detaje për veturën e cila u rrokullis sot pasdite në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Agim Gashi, zëdhënës i policisë rajonale të Ferizajt ka thënë për Indeksonline se vetura është vetaksidentuar.
“Para gjysmë ore një veturë Xhip ka shkaktuar vetaksident, duke dalë nga rruga. Janë lënduar dy persona, të cilët janë marrë nga ekipet mjekësore. Fillimisht janë trajtuar në Spitalin e Shtërpcë, kurse tani janë nisur për Spitalin e Ferizajt”, ka thënë Gashi.
Indeksonline, siç edhe raportoi merr vesh se dy të lënduarit janë F.Q (28.08.1993) dhe E.Sh.
Derisa vetura që është rrokullisur është Xhip Landrover’ me targa 04-383-BU dhe ka rënë poshtë për 200 metra. /Indeksonline/