75 Mall Live Search
14:51 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

Policia jep detaje për “Mercedesin” që u përfshi nga flakët, në magjistralen Prishtinë-Podujevë

IndeksOnline pak më parë ka raportuar se si një veturë e tipit “Mercedes”, është përfshirë nga flakët, në magjistralen Prishtinë- Podujevë.

Lidhur me rastin në fjalë, detaje kanë dhënë nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një veturë qe është përfshirë nga flaka në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Sibovc. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur ne informacionet e para dyshohet që përderisa vetura ishte ne lëvizje për arsye te panjohura është përfshirë nga flaka. Ngasësi i veturës ka arritur të dalë nga vetura përderisa zjarrfikësit janë ftuar ne vendngjarje për të lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/