75 Mall Live Search
15:46 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Policia jep detaje për mjetin shpërthyes që u gjetë në Sllatinë të Epërme

Një granatë dore është gjetur sot në fshatin Sllatinë e Epërme.

Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani bëri të ditur se mjeti shpërthyes është tërheq nga njësiti i Policisë së Kosovës për deminim.

“Po mund të konfirmoj se një mjet shpërthyes ‘granatë dore’ pa dstonar është gjetë në fshatin Sllatinë e Epërme, mjeti është tërheq nga njësiti i Policisë së Kosovës për deminim. Rasti është duke u e hetuar”, tha ai./Indeksonline/