19:48 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Policia jep detaje për objektin që u dogj në Prizren: Nuk ka persona të lënduar

Një objekt është kapluar nga zjarri në Prizren, në orët e mbrëmjes të së shtunës.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Ai ka thënë se zjarri ka ndodhur në ish objektin e Farmakosit dhe zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht, sipas të dhënave, aktualisht nuk ka persona të lënduar.

Osmanollaj ka thënë se nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe dëmet.

“Policia ka një informacion për një incident zjarri në ish objektin e farmakosit, zjarrfikëset janë në vendin e ngjarjes duke u munduar të lokalizojnë zjarrin. Aktualisht nuk kemi persona të lënduar dhe nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe dëmet”, ka thënë ai./IndeksOnline/