75 Mall Live Search
21:42 / E Martë, 12 Shtator 2023 / MSH

Policia jep detaje për operacionin në Pejë

Policia e Kosovës sonte ka organizuar një plan operativ në Pejë, ku mes të tjerash është arrestuar Andi Vokshi, i kërkuar nga shteti turk, nën dyshimin për shitje të narkotikëve.

Indeksonline raportoi ekskluzivisht për aksionin që vuri në pranga pejanin.

Lidhur me rastin, detaje ka dhënë edhe Policia.

“Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot më 12.09.2023, ka arrestuar një person.

Njësia FAST-Kosova, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Pejë, në koordinim edhe me organe tjera të sigurisë, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar.

Personi i kërkuar, i cili kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore turke, dyshohet se është i përfshirë në trafikim ndërkombëtar me lëndë narkotike.

Lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar” thuhet në njoftimin policor.