Policia jep detaje për përleshjen e mbrëmshme në Mitrovicë

Një përleshje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Mitrovicë, ku me ç’rast kanë mbetur të lënduar katër persona.
Përleshja fizike ka ndodhur në rrugën “Bedri Gjina” rreth orës 23:00, shkruan Indeksonline.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
“Rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën ‘Bedri Gjina’ në Mitrovicë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Bazuar në informacionet e para dyshohet se katër persona të përfshirë në përleshje janë lënduar dhe të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor. Njësite përkatëse policore janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Zahiti. /IndeksOnline/
