Policia jep detaje për personin që e nxori mbrëmë dhunshëm nga vetura, ishte mërgimtar (Pamje)

Një arrestim ka ndodhur natën e mbrëmshme në Ferizaj.
Indeksonline ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku shihet një patrullë duke e nxjerrë një person nga vetura.
Rasti u konfirmua për Indeksonlinen edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se një Golf me targa të huaja nuk është ndalur në shenjat paralajmëruese të policisë. A.S i moshës 47-vjeçe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ndaj tij është shqiptuar gjoba prej 500 eurove, 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse 12 muaj heqje e patentëshoferit dhe i është konfiskuar vetura.
“Me datën 23.12.2024 rreth orës 01:30 në fshatin Sojevë të Ferizajt patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, derisa ka qenë në pikë kontrolli me radar, një veturë Golf me targa të huaja nuk është ndalur në shenjat paralajmëruese të policisë dhe ka vazhduar rrugën në drejtim të Gjilanit, e më pas në drejtim të Vitisë, Kaçanikut dhe patrullat e policisë kanë arritur që ta ndalojnë në Ferizaj në rrugën ” Sandër Prosi”. Shoferi A.S i moshës 47 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ndaj tij është shqiptuar gjoba prej 500 eurove, 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse 12 muaj heqje e patentë shoferit dhe i është konfiskuar vetura”./Indeksonline/