21:40 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Policia jep detaje për plaçkitjen në filialin e “Western Union” nga dy persona të armatosur

Indeksonline pak më parë raportoj se një filial i bankës “Western Union” është plaçkitur nga dy persona të armatosur.

Ky filial ndodhet në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, mëson Indeksonline.

Indeksonline ka qenë në vendin e ngjarjes, ku ka arritur të siguroj disa pamje.

Rreth kësaj ngjarje Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Agron Borovci i cili ka dhënë detaje.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.”

 “Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  janë ngritur dyshimet se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka e këtij filiali një vlerë të caktuar parash.”

“Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, u shprehë ai./Indeksonline/