Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prizren
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e dy personave në Prizren.
Sipas njoftimit zyrtar, me datë 05 janar rreth orës 22:45 është raportuar se dy meshkuj kosovarë janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Prizrenit, pasi dyshohet se janë plagosur me armë zjarri. Të dyshuarit, pas incidentit, janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe prokurori i shtetit, të cilët janë duke hetuar rrethanat e rastit. Hetimet fillestare kanë çuar në identifikimin e tre personave të dyshuar, meshkuj kosovarë.
Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në njërën prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila dyshohet se është me gas.
“Prizren / 05.01.2026 – 22:45. Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë janë dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren për shkak të dyshimit se ishin plagosur me armë zjarri nga persona të dyshuar, të cilët pas incidentit, me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit dhe janë duke i hetuar rrethanat e rastit. Janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilëve u janë kontrolluar shtëpitë dhe në njërën prej shtëpive është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë që dyshohet të jetë me gas. Njëri prej viktimave pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, kurse tjetri është ndalur për tretman të mëtejmë mjekësor. Të dyshuarit gjenden ne kërkim policor, ndërsa rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin e policisë..

