Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Si pasojë, viktima është plagosur në këmbë me armë zjarri nga i dyshuari i cili gjendet në arrati.
Viktima menjëherë ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ku pas tretmanit është liruar për në shtëpi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, të cilët kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të armës së zjarrit./Indeksonline/