Policia jep detaje për plagosjen e një personi në Pejë

Një burrë është plagosur dje me armë zjarri në Pejë. Polcia raporton se i dyshuari kishte plagosur aksidentalisht viktimën me armë zjarri.
Viktima është dërguar në spital për trajtim, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Rugovë, Pejë / 06.01.2025 – 01:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.