75 Mall Live Search
18:52 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / S Z

Policia jep detaje për plagosjen e të miturit në Kijevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në fshatin Kijevë të Malishevës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur një person i mitur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur mes viktimës dhe dy personave tjerë, po ashtu të mitur.

Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj ka  konfirmuar për Indeksonline se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 minuta dhe se i plagosuri tashmë është dërguar për trajtim mjekësor dhe se gjendja e tij është tabile dhe jashtë rrëzikut  për jetë.

“Rreth orës 15:45, në fshatin Kijevë të Malishevës, një i mitur është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri, ndërsa me autorizim të prokurorit po ndërmerren veprimet e mëtejme hetimore”, ka thënë Elezaj./Indeksonline/