75 Mall Live Search
22:43 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / S Z

Policia jep detaje për plagosjen në Emshir

Një person është plagosur sonte me armë zjarri  në Rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë. I plagosuri tashmë po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci ka thënë se rreth orës 21:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku i plagosur ka mbetur një person.

Sipas tij policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë, përderisa po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

“Rreth orës 21:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë. Nga informacionet  e para bëhet e ditur për një person të plagosur, jashtë rrezikut për jetë, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë, përderisa po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, ka thënë Borovci./Indeksonline/.