75 Mall Live Search
21:38 / E Diele, 12 Qershor 2022 / AR

Policia jep detaje për plagosjen në Podujevë

Indeksonline pak më parë raportoi për të shtëna me armë zjarri në Podujevë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai njoftoi se i plagosuri është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna  me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti”  në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci./Indeksonline/